Presidenti Vladimir Putin u bëri thirrje të martën rusëve të votojnë për ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin atij të kandidojë përsëri për president, duke i quajtur reformat një garantues të stabilitetit, sigurisë dhe begatisë.
Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se sondazhet tregojnë se pas votimit kushtetues 71 përqind e vendit mbështeti ndryshimet e propozuara ndërsa pak më shumë se 28 përqind ishin kundër.
Ndryshimet janë azhurnimet kryesore të dokumentit juridik më të rëndësishëm të Rusisë.
Sondazhet e votimit u zhvilluan në 800 vendvotime në 25 juridiksione. Ato bazohen në pyetjet e bëra nga mbi 445,000 votues, 69.9 përqind e të cilëve u përgjigjën.
E Mërkura shënoi ditën e fundit të votimit personal në referendum, me pjesëmarrjen në 65 përqind. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (CIK) ka marrë raporte për vetëm katër raste të mundshme parregullsish, u tha kreu i saj Ella Pamfilova para gazetarëve të Mërkurën në mbrëmje. Fletëvotimet në vendet e votimit të prekura do të rilexohen.
“Aktualisht nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo do të ndikojë disi në rezultatin e votimit, por ne do të sigurohemi që gjithçka të bëhet si duhet dhe saktë,” tha Pamfilova.
Teksa sondazhet tregojnë mbështetje, Putin do të lejohej të kandidojë edhe për dy mandate të tjera gjashtë-vjeçare pas mbarimit të mandatit aktual që skadon në vitin 2024. /abcnews.al