Në shenjë miqësie dhe të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Bolonjës, kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi homologut të tij “Çelësin e Qytetit”. Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se Bolonja është kthyer në shtëpinë e dytë për shumë studentë shqiptarë. Dy homologët diskutuan edhe për drejtimin e të rinjve në tregun e punës, ndërkohë që Tirana është tashmë një epiqendër universitare.
Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy kryebashkiakëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit. Më pas, ata zhvilluan një vizitë në Sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike mbollën disa pemë./abcnews.al