Nuk ka pushim për Tiranën, që nesër luan në Ballsh sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë (17:45). Shorti i vuri përballë skuadrën e Bylis bardhebluve të Egbo, të cilët duan të arrijnë finalen e madhe.
Trajneri nigerian shfaqet i përqendruar dhe modest si gjithmonë në konferencën për shtyp, duke vlerësuar kundërshtarin. Tiran përmbysi në pjesën e dytë Skënderbeun 1-2 në fundjavë dhe Egbo tregon se çfarë i tha lojtarëve në pushim të ndeshjes.
KUNDËRSHTARI – “Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata e dëshirojnë këtë finale. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është skuadër që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat dhe kanë lojtarë që japin maksimumin në fushë”.
SFIDA – “Është ndeshje kupe, në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë e Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme”.
TITULLARËT – “Nuk e di, nuk kam vendosur akoma. Në shumë takime kanë luajtur një numër i caktuar lojtarësh. Nuk do të thotë që lojtarët që kanë marrë pak minuta të mos jenë titullarë. Çdo lojtar që është pjesë e këtij ekipi, duhet të jetë i gatshëm për çdo moment”.
TRIUMFI NË KORÇË – “Nuk ishim në formën e duhur dhe të karikuar në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve: ‘Çuna, jam i bindur që ju mund ta ktheni rezultatin’. Sigurimi titullit ndaj Kukësit ose Partizanit? Nuk e di, nesër kemi ndeshje me Bylisin. Pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për Kukësin”. /abcnews.al