Andres Iniesta është një nga mesfushorët më të mirë në histori. Spanjolli po kalon vitet e fundit të karrierës te japonezët e Vissel Kobe, teksa përjetoi 16 sezone të mrekullueshme te Barcelona. Klub në të cilin fitoi plot 32 trofe.
Vitet më të bukura ishin kur në stol ndodhej Pep Guardiola (2018-2012). Skuadra katalanase ishte më e forta në botë dhe trajneri spanjoll krijoi një ekip spektakolar, që dominonte çdo kundërshtar me anë të një futbolli ultraofensiv.
Gjatë një rrëfimi për Corriere dello Sport, Iniesta, i cili ka fituar edhe një Botëror dhe 2 Evropiane me Spanjën, tregon se kush ishte sekreti i Barcelonës së Guardiolës, një prej skuadrave më të mira që ka nxjerrë futbolli.
“Sekreti i asaj skuadre ishte i thjeshtë: ne vendosëm talentin tonë në shërbim të një trajneri të jashtëzakonshëm, Guardiola është i tillë. Aktivizimi me Barcelonën më ka ndihmuar të arrij majat.
Në një ekip fitues duhet të qëndrojnë bashkë disa faktorë. Ia dolëm të rritemi së bashku nën drejtimin e një trajneri spektakolar, këtë e bëmë duke u bazuar te talenti ynë. Luanim një futboll të bukur për t’u parë“, deklaron Iniesta. /abcnews.al