Një martesë në Indi është shndërruar në një vatër të re të Covid: duke shënuar mbi 100 të infektuar dhe një viktimë. Televizioni Ndtv ka treguar historinë e ceremonisë në Bihar më 15 qershor, ku ishin të pranishëm mbi 350 të ftuar.
Dhëndri, i cili shfaqi simptoma para ceremonisë u shtrua në spitalin e Patna. Pavarësisht se nuk po ndihej mirë, ai nuk u lejua nga familja e tij të anulonte dasmën. Dhëndri vdiq disa orë pas ceremonisë. Siç raporton Ndtv, familja menjëherë përgatiti ritin e varrimit. Njëkohësisht, edhe disa të afërm rezultuan të infektuar me koronavirus.
Rezultatet treguan se rreth 50 persona rezultuan pozitivë me koronvirus. Pas gjurmimit të kontakteve midis të ftuarve rezultuan pozitivë edhe 86 persona të tjerë./abcnews.al