“BE na mbylli dyert, ai çuni i vogël duhet ta ngrejë by**ën e të shkojë në Bruksel”

schedule11:15 - 1 Korrik, 2020

schedule 11:15 - 1 Korrik, 2020

Në emisionin ABC-ja e mëngjesit këtë të mërkurë, drejtuesi dhe gazetari Enkel Demi u shpreh i revoltuar në lidhje me vendimin e BE për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë për shkak të shifrave të epidemisë që vendi ynë ka.

Gjate bisedes me gazetaren Erisa Zykaj, gazetari u shpreh se sektori i vetëm që vendi mund të punonte në këtë periudhë, ishte turizmi dhe strukturat turistike, ndërkohë që tashmë të gjithë këta nuk mund të punojnë.

Për Kel Demin, gjithë përgjegjësia bie mbi Ministrin e Jashtëm, për të cilin nuk i kurseu kritikat, dhe që sipas tij është kalama. Sipas gazetarit, Ministri i Jashtëm Gent Cakaj duhet të kishte shkuar në Bruksel, të bindte çdokënd që Shqipëria të mos penalizohej.

“Ne kemi nevojë për lëvizjen e lirë më shumë për të ikur vetë se sa për të ardhur në Shqipëri. kjo kuptohet prej turizmit, vijmë pas një tërmeti dhe pas një periudhe pandemie. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë aq keq sa këto kohë.

Mund të llogaritemi me 97’-ën dhe e vetmja shpresë për të gjithë operatorët turistikë dhe për gjithë rrjetin e shërbimeve që të paktën 2 ose 3 muajt e verës të punojnë për të mbajtur strukturat hapur sepse nuk flet më njeri për fitim.

Në momentin kur ai ta mbyll hyrjen dhe të fut në listën e zezë, këtu falimenti është i një pjese shumë të rëndësishme të ekonomisë, nga pronarë hotelesh, kamerier, banakier, pastrues, qiradhënës etj. Kjo është e gjitha një tragjedi.

Me këto para mbaheshin gjithë këta. Çfarë duhej bërë këto kohë? Sot ai çuni i vogël duhet ta ngrejë by**ën dhe duhet të shkojë në Bruksel dhe nuk duhet ta lëvizë by**ën që atje, ky është i gjithë problemi dhe revoltën e kam me këtë idiot, sepse ky duhet ta bëj këtë gjë, duhet të iki ti sqarojë njerëzit dhe duhet të iki të sqarojë Brukselin, ky nuk ka punë tjetër. Është një kalama që e kanë vendosur atje dhe ky njeri duhet të iki atje”, tha gazetari.

Sipas gazetarit, serbët kanë bërë gjithçka që të mos penalizoheshin madje edhe kanë mashtruar.

“Serbët shifeni çfarë po bëjnë, serbët vazhdojnë, ka gjë bregdet Serbia? Ne vazhdojmë në këtë situatë sepse kemi në krye anonim, të pazotë, kalamaj të cilët kanë marrë në dorë fatet e këtij vendi. Kjo është revoltuese”, u shpreh më tej Kel Demi.

Vendimi për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë, u mor ditën e djeshme nga Bashkimi Europian./abcnews.al