Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar Operacionin Forca e Ligjit një show mediatik. Hoxha tha në emisionin “Provokacija” se me gjithë formularët që dërgohen te individët e skeduar, një pjesë e automjeteve të konfiskuara janë kthyer mbrapsht.
Ai u shpreh se këta persona i kanë marrë masat e më herët duke mbuluar të dhënat që të çojnë te bizneset e tyre të ngritura me para të pista.
“Sot ka ardhur momenti që të flasim për OFL. Ajo është më tepër një show. Ajo ka një listë të personave që janë dënuar. Tani janë kthyer në jetën e tyre. OFL i jep çdo ditë medias disa emra të dënuar në vite. Këta janë njerëz që janë dënuar.
Reporterët futen në google dhe gjejnë gjithë backgroundin aty. E rikthejnë dhe del sikur policia po merret edhe njëherë me ta. Policia i çon letrat që këto prona i keni me punë të ndershme. Nëse nuk e vërtetojnë ja çojnë SPAK.
Por këta i kanë marrë masat para OFL. Këta kanë mësuar si ta shpëtojnë pronën. Një pjesë e mirë e automjeteve të konfiskuara SPAK i ka kthyer mbrapsht. Duke i përmendur ata dëshmon se nuk ka lidhje me ta. Ky është një operacion mediatik. Sot krimi është më i fuqishëm se të gjithë. Atë që ne e shohim vërtetë është paraja. Bizneset ata i kanë të mbuluara. I kanë kamufluar”, deklaroi Artan Hoxha./abcnews.al