Bayern Munich bën goditjen e madhe. Të paktën kështu shpresohet shumë të paktën në kampin bavarez, ku presin shumë nga Leroy Sane. Sulmuesi, sikurse raporton Bild në Gjermani, ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për pesë vite.
Manchester City nuk arriti ta bindte për të rinovuar dhe bavarezët paguan shumën e 50 milion eurove. Gjysma e asaj që “Qytetarët” pretendonin verën e shkuar. Një dëmtim prishi gjithçka dhe gjermanët huazuan Coutinho më pas.
Tashmë Sane do të rikthehet në Gjermani dhe kjo ishte detyra e sulmuesit anësor, që me Manchester City shënoi 39 gola e dha 45 asiste në 135 ndeshje. Tani nis një etapë e re për sulmuesin, që duhet të tregojë edhe njëherë vlerat, pas një sezoni pushim për shkak të dëmtimit në gju. /abcnews.al