1 në 3 dyqane në Shkodër jane mbyllur, agjentët imobilarë: Po ulen qiratë

schedule17:07 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:07 - 30 Qershor, 2020

Pandemia fut në krizë biznesin në Shkodër. 1 në 3 dyqane kanë mbyllur aktivitetin. Nëpër rrugë sheh dyqane bosh me mbishkrimin “lëshohet me qira”.

Ka një Trend ne rritje te bizneseve të cilat lëshohen me qira.

Për pasojë dhe agjencitë imobilare kanë mbetur pa punë. Për të mbijetuar Armando Lohja agjent imobiliar tregon se pronarët e dyqaneve të mbyllura kanë gjetur një zgjidhje provizore edhe pse e dinë se do pësojnë humbje.

“Kanë ulur e çmimit të qirave, më krahasim me periudhën para pandemisë”, shprehet ai.

Veç dyqaneve kanë mbetur bosh dhe apartamentet.

“Ulja e numrit të turistëve ka ndikuar edhe në boshatisjen e apartamenteve që jepeshin me qira”, thotë ai më tej.

Sipas agjentit imobilar edhe çmimet e banesave me qira pritet të pësojnë ulje. /abcnews.al