Këshilli i BE-së ka miratuar sot listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit prej 1 korrikut. Mirëpo, në këtë listë nuk është Shqipëria.
Lista është miratuar me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përfshin 14 shtete: Algjeri, Australi, Kanadë, Gjeorgji, Japoni, Mali i Zi, Marok, Zelanda e Re, Rwanda, Serbia, Korea e jugut, Tajlandë, Tunizi, Uruguay.
Në njoftimin e Këshillit Europian thuhet se lista do të përditësohet sërish pas 14 ditësh. Por, a do të ketë shpresë Shqipëria që të mund t’i hapen kufijtë pas dy javësh.
LEXO EDHE: Vendimi, BE përjashton Shqipërinë nga hapja e kufirit më 1 korrik
Në deklaratën e KE thuhet se për të përcaktuar vendet për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.
Situata në vend që prej fillimit të qershorit është rënduar, ku është dyfishuar numri i rasteve ditore dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.
Është me rëndësi ecuria që do të ketë pandemia në vend, e cila do të ndikojë edhe në vendim e ardhshëm të BE. /abcnews.al