Armë pa leje dhe drogë, në pranga 3 shqiptarë

schedule18:20 - 9 Prill, 2018

schedule 18:20 - 9 Prill, 2018

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e autoritetetve italiane për armëmbajtje pa leje dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar, një tjetër 24 vjeç dhe një 26-vjeçar, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura.

Policia gjatë kontrolleve të ushtruara në makinën, ku udhëtonin tre shqiptarët dhe që drejtohej nga më i riu, zbuloi një pistoletë të kalibrit 45, tip “Kimber – Custom”, e prodhimit amerikan me shtatë plumba në krehër.

Arma ishte e fshehur në një ndarje të airbag-ut në kroskot.

Më tej, autoritetet kontrolluan dhe banesën që kishin me qera tre shqiptarët në Santa Croce. Atje, ata gjetën 40 gramë kokainë, disa doza me marijuanë, materiale për paketimin e drogës si dhe 420 euro të fituara nga tregtia e paligjshme./abcnews.al