EMRAT/ Vjedhje me pasojë vdekjen dhe prostitucion, kush ra në rrjetën e OFL-së

schedule13:21 - 30 Qershor, 2020

schedule 13:21 - 30 Qershor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër të dënuarve personave në Tiranë, Tropojë dhe Kukës.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana, Genti Tahiri.

Njoftimi i policisë: 

V. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

A. P., banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

B. Gj., banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

G. T., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./abcnews.al