India ndalon përdorimin e aplikacionit kinez TikTok

schedule12:30 - 30 Qershor, 2020

schedule 12:30 - 30 Qershor, 2020

India bllokoi të hënën dhjetëra aplikacione kineze, mes të cilëve dhe TikTok, për të cilat pretendon se përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike indiane. Sipas ministrisë së Elektronikës, ky vendim është marrë pas disa ankesave për këto aplikacione që janë të disponueshme në të dyja platformat iOS dhe Android ‘për vjedhje dhe përdorim të paautorizuar të të dhënave të përdoruesve“.

Në funksion të informacionit të disponueshëm, aplikacionet janë të angazhuar në aktivitete që janë kërcënuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen, sigurinë dhe rendin publik të shtetit“, thuhet në deklaratën e ministrisë së Elektronikës dhe Teknologjisë.

TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është një nga aplikacionet më të përdorur në botë dhe tashmë ka hyrë në më shumë se 150 tregje globale, me Indinë një si një nga vendet më aktive. Sipas Financial Times, aplikacioni ka të paktën 200 milion përdorues në Indi, me rreth 120 milion përdorues aktivë mujorë. /ancnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!