Detektivja private tregon si i zbulon tradhtitë e çifteve shqiptare

schedule10:31 - 30 Qershor, 2020

schedule 10:31 - 30 Qershor, 2020

Detektivja private Shkenda Lili e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për tradhëtinë, tha se përpos femrave që duan të dinë nëse partneri i tradhëton, kohët e fundit sidomos gjatë periudhës së pandemisë janë rritur dhe kërkesat e burrave që kërkojnë të investigojnë partneren.

Femrat që kanë ardhur më shumë, por këto kohët e fundit edhe meshkujt po e heqin tabunë duke u drejtuar në një zyrë dediktivi. Mashkulli shqiptar është i ndrojtur ta ulë veten dhe që të vijë tek një dedektiv për të ndjekur partneren. Por ka filluar këro kohët e fundit sidomos pas pandemisë ka filluar për çudi. Por femra është ajo që ka instiktin për të dyshuar, dhe nëse partneri i saj nuk ka asgjë. “, tha Shkenda.

Lili tha se shpeshherë i duhet të bëjë dhe rolin e psikologut, dhe se në shumicën e rasteve edhe kur femrat e mësojnë tradhëtinë e partnerit nuk divorcohen për shkak të rolit që ka ajo në shoqërinë tonë. “Në rastet kur partnerja është e sigurtë për tradhëtinë, këto ndahen thjesht marrin provën për divorcin, ndërsa në rastet e tjera, pjesa më dërrmuese e dinë dhe nuk bëjnë asgjë.“, tha ajo.

Ajo më tej tha se “nëse është një flirt i momentit, familja nuk shkatërrohet nëse ka një lidhje paralele, nuk falet. Edhe klientëve gjithmonë jua them, duke bërë dhe rolin e psikologes në një fare mënyrë, por ta bësh këtë rutinë, kjo nuk falet.”/abcnews.al