Thaçi: Nëse Serbia kërcënon, u përgjigjemi sërish me armë

schedule15:18 - 9 Prill, 2018

schedule 15:18 - 9 Prill, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes”, që mbahet çdo vit në Koshare, u shpreh se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj, falë rënies së dëshmorëve të kombit, Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorëve të tjerë në Koshare.

Sipas tij, falë këtyre dëshmorëve, Kosova sot po ecën e sigurt, drejt integrimit europian. Kreu i shtetit përmendi dhe kërcënimet, që sipas tij, vazhdojnë të vijnë nga Serbia, duke thënë se përgjigja do të jetë e njëjtë me atë të para 19 vitesh, me armë. Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19-vjetorit të Betejës së Koshares, e cila përfundimisht, theu kufirin në mes tokave shqiptare, i vënë prej shekujsh nga pushtuesit./abcnews.al