Sekuestrimi i 40 milion eurove lëndë narkotike, 27 të arrestuar nga Shqipëria

schedule08:51 - 30 Qershor, 2020

schedule 08:51 - 30 Qershor, 2020

Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë.

Po ashtu është sekuestruar  3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Abcnews.al mëson se në Shqipëri janë vënë në pranga 27 persona, ndërsa nga Italia 10 persona. Po ashtu, burime për Abc News bëjnë të ditur se kontrollet e policisë janë kryer në Tiranë e Vlorë.

Lexo edhe: VIDEO/ Sekuestrohen 40 milion euro lëndë narkotike, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Veprimtaria e grupit kriminal ka nisur që në vitin 2015 ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare  me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi. /abcnews.al/