Pak minuta më parë, PSG ka zyrtarizuar rinovimin me mbrojtësin francez, Layvin Kurzawa. Mëngjarashi ka rinovuar kontratën e tij aktuale edhe për katër vite të tjera, me pagë sezonale që arrin deri në 4 milion euro.
Për Kurzawan, interesimi ishte i madh nga Interi, me zikaltërit e Contes që kërkuan me ngulm firmën e tij. Kurzawa mund të firmoste për ekipin e Serie A, por priti një ofertë rinovimi te PSG, e cila erdhi dhe firma mbi të bardhë u hodh.
Edhe ekipi i Arsenalit shfaqi për pak kohë interes për 27 vjeçarin, por asgjë konkrete nga “Topçinjtë”. Kurzawa do të qëndrojë në Paris deri në vitin 2024./abcnews.al
4 saisons supplémentaires ✍️#Kurzawa2024 pic.twitter.com/znZzRDNYlG
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) June 29, 2020