Gjykata e Shkodrës këtë të hënë nka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, i konsideruar si numri dy i grupit “Bajri”.
Ai është i akuzuar për vrasje dhe është ekstraduar në korrik të 2019 nga Holanda.
LEXO EDHE: Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri
Fillimisht SPAK e shpalli mos kompetencën për dosjen e grupit “Bajri” duke bërë që të bien akuzat për grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë më pas ccështja erdhi në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi.
Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit, ku dhe është lexuar vendimi i gjykatës. /abcnews.al