Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është një nga më të mirët në botë dhe statistikat e tij me fanellën e “Qytetarëve” janë për tu admiruar. Lojtari i kombëtares belge k dhuruar më shumë se 80 asiste që kur u transferua në “Etihad Stadium” nga Wolfsburgu.
Edhe në ndeshjen e djeshme në çerekfinalen e Kupës FA, De Bruyne shkëlqeu kundër Newcastle dhe shënoi golin e parë të sfidës me penallti. Një paraqitje fantastike që i bëri përshtypje dhe teknikut të vendasve, Steve Bruce, i cili ndërhyri gjatë kohës kur mesfushori po jepte një intervistë pas ndeshjes.
”Ai do të qëndrojë këtu. E keni eksklusive nga unë. Kevin është lodhur me Cityt dhe sezonin tjetër do të luajë për Newcastle”, deklaroi anglezi, ku De Bruyne mbetura habitur dhe e falenderoi më pas. Ndoshta nuk do të ishte habi ta shikonim vitin tjetër yllin e Cityt në “St James Park”, pasi ka disa kohë që flitet për investitorët arabë që do të marin në dorë klubin anglez. /abcnews.al
Hang on a minute there, Steve! ?
? #ManCity pic.twitter.com/mzu0DTRTjP
— Manchester City (@ManCity) June 28, 2020