Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

schedule11:47 - 29 Qershor, 2020

schedule 11:47 - 29 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama niset sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Kreu i qeverisë së Shqipërisë pritet të zhvillojë atje një sërë takimesh me autoritetet e larta të Prishtinës.

Në fokus të bisedave pritet të jetë situata në vend pas aktakuzave të dorëzuara nga Prokuroria Speciale në Gjykatën e Hagës ndaj Thaçit e Veselit për krime lufte .

Mediat kosovare raportojnë se Rama do të takohet me Presidentin Thaçi dhe me kreun e PDK, Kadri Veselin, dhe kryeministrin Hoti.

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje dy të akuzuarve duke thënë se Serbia po bën rolin e viktimës ndërkohë që drejtësia ndërkombëtare nuk ka gjetur asnjë provë për akuzat ndaj UCK .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!