VIDEO / Mesazh me bluzën: Gjykata merr vendimin për vajzën që nxori në pritë Hekuran Billën

schedule09:53 - 29 Qershor, 2020

schedule 09:53 - 29 Qershor, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Adiola Lakrën, vajzën që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirëorganizuar.

Siç shihet në videon e siguruar nga abcnews.al, në sallën e gjyqit, ajo është e qetë, pa asnjë ndroje, e kuruar me tualet, e pajisur me maskë dhe doreza.

LEXO edhe: Isha e lidhur me të dy: Flet vajza që nxorri në pritë Hekuran Billën

Me bluzën e zezë me mbishkrimin “Superpower”, vajza nuk jep asnjë shenjë shqetësimi.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, 26 vjecarja nuk ka pranuar të ketë gisht në nxjerrjen e 40-vjeçarit në pritë.

ABC News ka mësuar se, Adiola Lakra ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar se është paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

“Une kam qene e lidhur me seanstian malin pasi jetoja ne te njejten, pallat ku e ema e tij kishte parkukerine. Jemi lidhur por me pas jemi ndare, fillimisht me ka bere Billa ftes ne instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmone takoheshim ne te njejtin vend pasi Hekurani nuk levizte”, mësohet të ketë thënë ajo përpara oficereve të hetimit.

Hekuran Billa, dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali pasi në vitin 2006, Billa qëlloi për vdekje Prel Markun (vellain e Viktor Markut), ndërsa plagosi dy të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!