Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini shuan euforinë: Lufta sapo ka nisur, njihemi më mirë dhe po argëtohemi

schedule19:44 - 28 Qershor, 2020

schedule 19:44 - 28 Qershor, 2020

Teuta shënoi tre gola, mposhti 0-3 Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditje. Edi Martini është i gëzuar dhe vlerëson paraqitjen e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Supersport.

FITORJA – “Këta 11 lojtarë kanë bërë 4-5 ndeshje njëra pas tjetrës. Në pjesën e parë ishim të freskët. Shënuam një herë me penallti, Vllaznia na vuri në vështirësi në pjesën e dytë. Ishte një ndeshje e sikletshme, e kisha frikë, por rezultati na bën të qeshim. Megjithatë, lufta sa ka filluar”.

KËNAQËSIA – “Jam shumë i gëzuar për djemtë. Po japin 110-120% nga vetja. I përgëzoj lojtarët, të cilët shijojnë frytet e punës së tyre”.

NDRYSHIMI POZITIV – “”Kanë ndryshuar disa gjëra, edhe njohja ime me ekipin. Në fillim ishte e vështirë të njihja karakteret dhe shpirtin e tyre. Dëshira që kemi me njëri-tjetrin në këto momente na ka bërë që të jemi më harmonikë, të luajmë me dëshirë dhe të argëtohemi në fushë. Këtë gjë i kërkoj djemve”.

KËRKESA – “Ndeshjet në orën 17:00 janë bërë të lodhshme, Sepse luajmë në kulmin e të nxehtit dhe çdo 3 ditë. Personaliteti i lojtarëve, përvoja e Arapit dhe Kuros, si dhe dëshira e Kallakut dhe të rinjve janë gërshetuar, duke bërë që të kemi sukses. Sherifi na ndihmon shumë në fazën sulmuese”.

VLLAZNIA – “Për Vllazninë më vjen keq. Duhet të mendojë gjatë. Dedja dhe lojtarët duhet të lidhin kontrata të gjata për vitin tjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!