Lajm i bujshëm! Barcelona po e mendon seriozisht ribashkimin me ish-trajnerin, Pep Guardiola. Tekniku aktual i Manchester City mund të largohet nga ishulli britanik, pasi “Qytetarët” ende nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Champions League.
Gjithçka do të vendoset pasi CAS të marrë vendimin përfundimtar, nëse City do të dënohet me dy vite përjashtim nga kompeticonet europiane apo jo. Kujtojmë që UEFA mori masën ekstreme ndaj ish-kampionëve të Premier League, pasi ata thyen rregullat e Fair Play financiar.
Nga ana tjetër Barcelona, që zyrtarizoi si trajner Quique Setien në janar, po e mendon kthimin e Guardiolës në shtëpi, sikurse shkruan “Express”. Edhe Pep do të ketë një takim me drejtuesit e Manchesterit, ku do të diskutojnë rreth të ardhmen së tij. Gjithçka pritet për t’u zbuluar në javët në vazhdim. /abcnews.al