Sormani: Shënuam dhe ishim blind në mbrojtje, Laçi luan një futboll evropian

schedule19:23 - 27 Qershor, 2020

schedule 19:23 - 27 Qershor, 2020

Partizani fitoi një ndeshje të rëndësishme ndaj Laçit, kundërshtar të cilin Adolfo Sormani e vlerëson. Trajneri i Partizanit vlerëson ndeshjen dhe fitoren e djemve të tij, teksa prek edhe disa tema të tjera në deklaratën e dhënë për Supersport.

DEDIKIMI – “Po tregojmë prej njëfarë kohe që kemi lojë dhe dëshirë. Fitoren ia dedikojmë Olsi Ranxhit, i cili ka humbur babanë e tij. E di që nuk vlen asgjë fitorja, por tregojmë që jemi të gjithë bashkë”.

FITORJA – “Kemi luajtur, kemi ndërtuar shumë, por nuk kemi marrë rezultatet. Sot luajtëm mirë, shënuam gol, ishim të blinduar mbrapa dhe nuk lejuam kundërshtarët të godisnin portën tonë. Jam i kënaqur”.

TAKTIKA – “E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrë të tillë. Nëse do të shënonim gol do të qëndronim mbrapa dhe më pas do të niseshim drejt sulmit. Për fat të mirë shënuam shpejt. Laçi meriton komplimente, njësoj si trajneri i tyre. Ata bëjnë një futboll evropian në kampionatin shqiptar.

ECURIA – “Unë po mendoj që tani për ndeshjen me Bylisin, nuk po mendoj shumë për sezonin e ardhshëm. Kam në mendje një objektiv për të arritur. Do të mendoj për të tashmen që të arrij tek e ardhmja”.

E ARDHMJA – “Përgjigjet do t’i jap në fund të sezonit. Njerëzit flasin për ne, por jemi në lojë. Unë vazhdoj të punoj, jemi në lojë”. /abcnews.al