I ngatërrojnë ADN-në me vrasësin, mekaniku bën 3 vite burg

schedule13:07 - 27 Qershor, 2020

schedule 13:07 - 27 Qershor, 2020

Një mekanik nga Luiziana  kaloi 3 vite burg, për shkak të një ngatërrese të ADN-së që e ktheu atë në një të dyshuar për vrasje, shkruan Insider.

Ai ishte në pritje të gjyqit për  37 muaj, pasi nuk mund të paguante 500,000 mijë dollarë liri me kusht.

Roy Verret, 54 vjeç, u arrestua në prill të 2017 pasi gjaku i viktimës u zbulua në kapakun e lavatriçes së Verret. Nuk kishte asnjë lidhje tjetër të drejtpërdrejtë midis Verret dhe viktimës.

75-vjeçari Howard Poche, ishte zhdukur 16 muaj më parë dhe ishte gjetur i plagosur me thikë deri në vdekje , kufoma e tij  ishte fshehur brenda një koshi  në hyrjen e shtëpisë së tij.

Autoritetet kishin kontrolluar shtëpinë e Verret për prova të përfshirjes së tij në vrasje pasi dy dëshmitarë e cilësuan atë si një të dyshuar të mundshëm, megjithëse pretendimet e tyre bazoheshin vetëm me të dëgjuar jo prova konkrete sipas avokatit. Verret u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

Por Verret më në fund u la i lirë dhe doli i pafajshëm nga të gjitha akuzat në 8 qershor, pasi kaloi tre vite në burg në pritje të gjyqit.

ADN-ja e Poche ishte ngatërruar me një mostër nga arma e vrasjes dhe një mostër nga lavatriçja e Verret, sipas ekspertëve  mjeko-ligjore.

“Unë qëndrova në burg 37 muaj e gjysmë,” tha Verett për New York Times .

“Gjithçka u zbulua kur avokati i Verret, Steve Singer, foli me një kimist mjekoligjor nga laboratori i krimit në Acadiana në tetor 2019, ku dhe zbuloi se shtupa e  marrë nga thika që u përdor për të goditur Poche, nuk kishte gjak në të.

Singer theksoi se thika ishte etiketuar “artikulli 19”, ndërsa lavatriçja ishte etiketuar “artikulli 16”, dhe hodhi dyshimin  se të dy mostrat ishin ngatërruar  rastësisht.

Avokatët e reformës në drejtësi kanë marrë përsipër çështjen e Verret për të demonstruar padrejtësinë e burgosjes së tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!