Bashkimi Europian nuk kanë marrë ende vendimin pwr listën e vendeve ekstrakomunitare me të cilat kjo organizatë do të hapë kufijtë e jashtëm duke filluar nga 1 korriku.
Sipas procedurës zyrtare, 27 ministrat e Brendshëm të unionit do të bëjnë të ditur brenda mbrëmjes së 27 qershorit vendimin e tyre per listën e vendeve të treta.
Presidenca kroate e Bashkimit Europian ka konfirmuar për ABCneës, se përgjigjja përfundimtare e shteteve do të bëjë të mundur marrjen e një vendimi zyrtar të hënën, ose të martën në mëngjes.
Burime të Bashkimit Europian kanë shpjeguar se kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrjen në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian është numri i rasteve të infektimit me COVID-19.
Do të lejohen të futen në zonën Shengen nëse numri i të prekurve është 16 ose më pak raste për çdo 100.000 banorë në dy javët e fundit.
Nëse vendimi do të hynte në fuqi sot, Shqipëria do të penalizohej.
Kjo pasi në dy javët e fundit numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është rreth 32, pra dyfishi i normës së lejuar.
Gjithashtu mbyllje për kufijtë do të ketë për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën pasi numri i të prekurve në këto vende vijon të jetë i lartë, mbi kriterin që pritet të vendoset nga Brukseli.
Parashikimet flasin se kufjtë do të hapen për shtetasit e Malit të zi dhe Serbisë, ku pandemia është në ikje.
Kujtojmë që Komisioni Evropian rekomandoi në 11 qershor që shtetet anëtare të Bashkimi Europian të heqin kufizimet e udhêtimeve me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e njëjtê ose më e mirë se në Bashkimin Europian.
Por, me ndryshimin e situatës epidemiologjike, nuk dihet ende nëse shtetet anëtare do të ndjekin rekomandimin e Komisionit Europian në marrjen e vendimit zyrtar për rihapjen e kufinjve të jashtëm të BE-së. /abcnews.al