Marash Kumbulla pritet të kalojë te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mendohej se ishte më parë Interit, por Igli Tare ka lëvizur më shpejt. Gjithashtu edhe presidenti i Lazio, Claudio Lotito, ka bërë pjesën e tij, duke u takuar me homologun te Hellas Verona.
Marrëveshja pritet të mbyllet për 28 milion euro. Sipas Corriere Dello Sport bisedimet kanë qenë të frytshme, por ka ende detaje që nuk janë përcaktuar. Në marrëveshje mund të përfshihen dy lojtarë, në mënyrë që Lazio të paguajë më pak.
Lojtarët e propozuar janë Riza Durmishi, lojtar me origjinë shqiptarë që luan me Danimarkën, dhe Cristiano Lombardi. Kontrata që i është propozuar Kumbullës është mjaft e mirë, pasi do të përfitojë 1.5 milion euro në sezon, ndërkohë që marrëveshja do të jetë 5-vjeçare. /abcnews.al