Policia ka arrestuar autorin e plagosjes ditën e djeshme në Delvinë. Burime nga policia njoftojnë se në pranga ka rënë E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në malin e Cerasë, i pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Delvinë
Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.
Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.