Temperatura rekord në Siberi, termometri shkon 38 gradë si kurrë më parë

schedule07:42 - 27 Qershor, 2020

schedule 07:42 - 27 Qershor, 2020

Si kurrë më parë në Siberi janë shënuar temperatura të larta rekord por autoritetet vendase thonë se mund të bëhen shkak për zjarre dhe për shtimin në atmosferë të sasisë së karbonit.

Agjensia e motit e KB po heton raportet e mediave që sugjerojnë një temperaturë të re rekord prej mbi 38 gradë Celsius në rrethin Arktik.

Organizata Botërore e Meteorologjisë tha të martën se po kërkon të verifikojë leximin e temperaturës të Shtunën në qytetin rus Verkhoyansk me Rosgidromet.

Më 20 qershor, qyteti i Verkojanskit në Siberi shënoi temperaturën 38 gradë Celsius, një rekord absolut për rajonin.

Ndërsa shifra pritet të konfirmohet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, ekspertët janë të shqetësuar teksa konsultojnë hartat që tregojnë se zonat e Rusisë ndodhen në mesin e një vale të nxehtë që ka përfshirë tërë brezat e Arktikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!