Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Një person humbi jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, ku një autobusi i transportit publik u përfshi në aksident.
Autobusi fizarmonikë u përplas me barrierat e rrugës dhe më pas ra nga një mbikalim mbi lumen Vistola në kryeqytetin polak.
Autobusi u nda në dysh, ndërsa një pjesë e tij ra së bashku me pasagjerët nga një lartësi prej rreth pesë metrash.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe hasën në vështirësi në nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë, për shkak se autobusi punonte me gaz dhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktonte ndonjë shpërthim.
Në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin 40 persona. /abcnews.al