Shëngjini gati për të pritur pushues edhe para sezonit turistik

schedule16:23 - 7 Prill, 2018

schedule 16:23 - 7 Prill, 2018

Vendorët në Lezhë po punojnë që Shëngjini të jetë gati para çeljes së sezonit turistik. Është pastruar rëra dhe shëtitorja, ndërkohë që janë hapur bizneset.

Paralajmërimi për temperatura të larta që në muajin Prill ka vënë në lëvizje vendorët në Shëngjin. Pastrimi i rërës dhe shëtitores ka përfunduar. Kaq ka mjaftuar që të hapen edhe bizneset e shërbimeve.

Në ndihmë të punonjësve të shërbimeve nga njësia administrative Shëngjin kanë shkuar edhe një pjesë e administratës.
Nënkryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku, thotë se këtë vit është ndërhyrë më herët ndikuar edhe nga interesi i vizitorëve.

Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se po bashkëpunohet edhe me biznesin për të pritur mirë vizitorët e pranverës. Gjatë kësaj periudhe në Shëngjin nuk mungojnë edhe turistët. Kjo zonë është një prej destinacioneve në turet e tyre turistike./abcnews.al