Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe janë regjistruar 186 vdekje të tjera si shkak i koronavirusit. Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, numri total viktimave në vend rritet në 43,414.
Po ashtu, edhe 1,006 persona të tjerë rezultuan pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, njoftoi Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.
Shifrat e publikuara raportohet se nuk i përfshinë të gjitha vdekjet-Covid rreth e qark Britanisë së Madhe që mendohet ta kenë kaluar 54,000.
Një total prej 165.665 testesh janë kryer ose janë dërguar në 24 orët e kaluara. Në përgjithësi, janë kryer ose shpërndarë 8,911,226 teste dhe janë konfirmuar 309.360 persona me virusin. /abcnews.al/