Menduh Thaçi për fjalimin e Ramës: Edhe kundërshtarët e Hashimit janë ndjerë keq

schedule12:42 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:42 - 26 Qershor, 2020

Në një intervistë për Abc News, kreu i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli akuzohen nga Haga për krime lufte.

Mes të tjerash, Menduh Thaçi është ndalur edhe tek fjalimi me tone të ashpra i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Kuvend. Sipas tij është e kuptueshme, pasi në këtë rast edhe kundërshtarët E Thaçit dhe Veselit janë ndjerë keq.

LEXO EDHE: Menduh Thaçi: Akuza për liderët e Kosovës, goditje ndaj politikës shqiptare

“Unë nuk e di, por jemi ndjerë të gjithë keq. Unë e di se sot ndjehem shumë keq edhe kudërshtarët e Hashimit dhe Kadriut. Nuk mund as Edi Rama dhe as qeveria e Shqipërisë që ta kalojë lehtë këtë. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë e aktualitetit politik. Thaçi është president dhe kryenegaciator dhe ishte shumë pranë mbylljes së procesit. Kam mirëkuptim të plotë. Ishte papritur edhe për kryeministër shqiptar, na ka shokuar të gjithëve”, tha ai.

I pyetur nga Juli Xhokaxhi nëse don të japë dorëheqjen presidenti Thaçi, kreu i PDSH tha se nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk mendoj se duhet të  japë dorëheqjen. Megjithatë ai ka përvojën madhe politike dhe vendos vetë. Kjo situatë duhet të sqarohet politikisht. Është e qartë që pas kësaj ka politikë 24 orë pasi të niset për Washington, vjen aktakuza dhe parandalon udhëtimin. Kjo është politikë dhe duhet ta menaxhojmë të gjithë së bashku”, tha ai, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që lidershipi shqiptar të mblidhet në një takim institucional.

LEXO EDHE: Menduh Thaçi: Zv.kryeministër me “veto” dhe Parlament me dy dhoma, oferta e PDSH për faktorizimin e shqiptarëve

Po mendoj se ka ardhur koha që të ketë takime institucional të liderishipit shqiptar që muna ta organizojë Shqipëria. Kjo nuk ka nevojë të bëhet për marketing dhe të flitet se cilat se janë informacionet ë ka qeveris shqiptare se padiskutim që është më e informuara. Kjo nëse do të fillojë si nismë, preferenca ime është që të institucionalizohet”, shtoi ai.

Gjatë intervistës, Thaçi u ndal edhe tek zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kundërshtoi edhe njëherë propozimin e Ali Ahmetit të kandidatit shqiptar për kryeministër. “Edhe vetë Ali Ahmeti e di që nuk bëhet, por mashtron opinionin publik”, u shpreh Thaçi. /abcnews.al