KLP rikthen Arta Markun në Tiranë, posti që merr ish-kryeprokurorja

schedule11:17 - 26 Qershor, 2020

schedule 11:17 - 26 Qershor, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur paraditen e sotme. Mësohet se në seancën online  janë miratuar 6 projektakte për caktime të përkohshme.

Mes tyre bie në sy emërimi i ish-prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Kjo e fundit nga prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,

Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”, z. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parē Lushnje, Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Po ashtu, KLP ka miratuar me shumicë votash projektakti për caktimin e përkohshëm të  Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. /abcnews.al