Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka dhënë këtë mëngjes një tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi. Soreca ka vlerësuar aplikantët për shkollën e Magjistraturës, ndërsa thotë se kjo shkollë është e ardhmja e Reformës në Drejtësi.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne dëshirojmë më të mirat aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë.
277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shkruan Soreca. /abcnews.al

