Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brazil, ish-Presidenti Lula sfidon gjykatën/Refuzon të vetëdorëzohet

schedule23:04 - 6 Prill, 2018

schedule 23:04 - 6 Prill, 2018

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka sfiduar urdhrin e gjykatës për t’u vetëdorëzuar në polici për të nisur dënimin me 12 vjet burg për korrupsion, dënim që ka gjasa t’i heqë shanset për t’u rikthyer në presidencë. Lula qëndroi i mbyllur në selinë qendrore të sindikatës së punonjësve të çelikut në Sao Paolo, i rrethuar nga mbështetës dhe aleatë, pasi gjykata i vendosi orën 22:00 të së premtes për t’u vetëdorëzuar tek autoritetet. Sidoqoftë, ekipi ligjor që përfaqëson zotin Lula’ po negocion dorëzimin e tij tek policia federale, bëjnë të ditur burime të cituara nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Policia federale në Sao Paolo refuzoi të deklarohej nëse do të përpiqej ta merrte me forcë ish-kreun e shtetit, një lëvizje kjo që mund të shkaktojë një përplasje të forcave të rendit me mbështetësit e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!