Interi dhe Sassuolo zhvilluan një ndeshje spektakolare ditën e djeshme, por në fund nuk pati fitues. Takimi i zhvilluar në “San Siro”, përfundoi 3-3 dhe zikaltrit humbën dy pikë të rëndësishme pas golit të pësuar një minutë përpara fundit nga Magnani.
Një rezultat që ka sjellë trishtim në kampin e Interit, sidomos për rastet e shumta që u humbën përpara portës kundërshtare. Më fatali ishte ai i Roberto Gagliardinit në minutën e 63-të. Vendasit po udhëhiqnin 2-1 dhe mesfushori italian kishte shansin të mbyllte ndeshjen.
Miss of the season? #SerieA #InterSassuolo #Gagliardini pic.twitter.com/iGobFygAGC
— Tactical side (@tacticalside_) June 24, 2020
Me portën bosh dhe portierin mik të shtrirë, Gagliardini i shokoi të gjithë duke e plasur topin në traversë. Një gafë e madhe që ndikoi në rezultatin final të ndeshjes. Tifozët zikaltër nuk u besuan syve dhe u tërbuan me këtë rast të humbur.
Ironitë e tyre nuk kanë munguar pas përballjes dhe rrjetet sociale janë mbushur me kritikat ndaj Gagliardinit. “Je një juventin“, është komenti klasik që përmbledh mërzinë e popullit interist, që shohin të largohet shumë titulli kampion pas barazimit të djeshëm. /abcnews.al