Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimeve në Bruksel ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi nuk ka alternativë. Në një prononcim për mediat Hoti ka treguar se Kosova tashmë e kanë autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë në të cilën po përballet.
Pas takimit me David McAllister, Hoti është shprehur se çështje kryesore që e shtrova është ajo e liberalizimit të vizave.
“I kemi plotësuar të kriteret“, është shprehur ai.
Kryeministri Hoti ka folur edhe për anulimin e vizitës në SHBA. Ai tregoi se i ka propozuar të dërguarit të posaçëm të dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që ta shtyjë takimin i cili pritej të mbahej më 27 qershor në Uashington, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Çështjet që lidhen me drejtësinë siç ishte vendimi i djeshëm nuk duhet të diskutohen. Dialogu nuk ka alternativë. Tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë në të cilën po përballemi”, ka thënë Hoti./abcnews.al