Gent Ibrahimi raporton në Kuvend: Patëm urgjenca nga vettingu, hodhëm themelet e meritokracisë

schedule11:31 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:31 - 25 Qershor, 2020

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi raportoi sot në Kuvend, mbi raportin e institucionit që ai drejton për vitin 2019.

Ibrahimi u shpreh para deputetëve në sallë se gjatë vitit që kaloi kanë pasur urgjenca për shkak të vettingut që kanë të bëjnë me vakancat në prokurori. Ai u shpreh se kanë përdorur kompetencat që u jep ligji duke bërë emërime të përkohshme.

Sistemi i vettingut pernament zbatohet mbi kandidatë për prokurorë përpara se ata të hyjnë në shkollë e magjistraturës.

Gjatë këtij viti kemi hedhur themelet e meritokracisë për indvidualizimin e rezultatevve profesionale të prokurorëve. Viti 2019 është shenjuar nga përpjekjet tona për të adresuar situata emergjente të vettingut për të plotësuar balancat në pozicionet drejtuese të prokuroisë. Kemi pasur një situatë emergjente nga vettingu, ne kemi përdorur një instrument që na jep ligji për plotësimin e përkohshëm.

Kemi pasur rast të përdorim edhe kompetencat tona në lidhje me mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve, në mbrojtje të prokurorëve ku janë bërë objekt i sulmeve. Kam parasysh rastin drejtuesin e prokurorisë së përgjithshme. Këshilli i ka ushtruar aktivitet në të treja drejtimet në rezultatin e raportit që keni përpara”, u shpreh Ibrahimi. /abcnews.al