Durrësi prej ditës është pjesë e hartës së të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Këtë të enjte bëhet me dije se Covid 19 këtë herë është zhvendosur në periferi të kërij qyteti.
Burime për Abc News bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 13 tamponë, mes të cilëve 2 kanë rezultuar pozitivë.
Të infektuarit në Durrës janë vatra të reja infeksioni, një në Rrushbull dhe një tjetër është konfirmuar në Arapaj.
Ndër të tjera deri më tani sot janë konfirmuar 4 raste të reja në Gjirokastër dhe 8 në Krujë, duke e çuar në 14 deri më tani rastet e reja në 24 orë në vendin tonë, ndërkohë pritet konfirmimi i Ministrisë për shifrën e rasteve të reja me Covid 19 në vendin tonë./abcnews.al