Numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 u rrit me shpejtësi në disa shtete anëtare të BE-së, në fillim të marsit 2020, raportoi Eurostat.
Në 21 vendet anëtare ka pasur rreth 140,000 vdekje më shumë gjatë javëve 10-17 (Mars – Prill) në vitin 2020 sesa numri mesatar i vdekjeve gjatë të njëjtës periudhë gjatë katër viteve 2016 deri në 2019. Kulmi i vdekjeve shtesë në krahasim me mesataren javore në 2016-2019 ishte në javën 14 (fundi Mars – fillimi i Prillit) 2020.
Sipas të dhënave të Eurostat në javën e fundit të shkurtit (java 9), rajoni Lodi, në Itali, i kishte vdekjet dy herë më të larta se në të njëjtën javë të katër viteve të mëparshme. Në javën e 10-të në rajonet italiane Bergamo dhe Kremona vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta.
Java e 11 tregon grupin e rajoneve veriore italiane me një numër vdekjesh në rritje, duke përfshirë Piacenzën, Parmën, Brescian. Këto Rajone përjetuan një numër i madh vdekjesh në javën e 12, ndërsa rajonet spanjolle Soria, Segovia, Madridi, si dhe Haut-Rhin në Francë, pësuan rritje të vdekjeve me tre herë sesa në të njëjtat javë në 2016-2019. Në javët 13-14, zonat më të goditura gjithashtu përfshijnë rajonet spanjolle Guadalajara, Ciudad Real dhe Albacete.
Eurostat raporton se rritja e vdekshmërisë në javët 10 deri në 17 preku më shumë burrat se gratë, me një diferencë prej 30%. Rritja e vdekshmërisë ishte me e lartë për moshën 70 vjeç.
Në Shqipëri të dhënat mbi vdekjet nga Drejtoria e Gjendjes Civile, tregojnë për një rritje të vdekjeve në të njëjtën periudhe, por me një ritëm shumë më të ulët se në BE. Në Shqipëri kishte 108 vdekje më shumë në mars -prill më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa për 4 mujorin, janar-prill 2020, në total në vend janë raportuar 7,878 vdekje, ose 65 në ditë, nga 67 në ditë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rënie me rreth 2.7%, ose 215 vdekje më pak.
Qarqet me vdekjet më të larta gjatë fazës së parë të pandemisë (mars-prill) ishin Fieri me 74 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, Elbasani me 53 vdekje më shumë dhe Lezha me 48.
Ndonëse ka një rritje të jetëve të humbura në mars-prill, të dhënat tregojnë se ato nuk vijnë nga zonat e nxehta, ku ka pasur më shumë raste të shfaqura të COVID-19. Nga 12 qarqe është shënuar rënie e vdekjeve në 5 prej tyre, përfshirë Shkodrën (-15 vdekje) dhe Durrësin (-24), të dyja zona aktive me raste të shumta të COVID-19. Rënia është konstatuar dhe në Kukës (-31), Dibër (-12), Korçë (-16).
Të dhënat për tremujorin e parë nga INSTAT, tregojnë se niveli më i lartë i vdekjeve në vend gjatw 6 viteve tw fundit ishte 2017-n, me 75 vdekje në ditë, përkundrejt 65 në muajt e parë të 2020-s.
Ne vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik vendi u përball me një epidemi gripi. Sipas grafikut në fund, (gripi në Shqipëri për sezonin 2018-2018) në muajin janar të vitit 2017 gripi sezonal u përhap në masë, në rang epidemie me një rritje të lartë në raport me të njëjtin sezon të viteve të mëparshme dhe të viteve pasuese. Në atë periudhë, qeveria vendosi dhe mbylljen e çerdheve dhe kopshteve për gati një javë, duke shtyrë pushimet e janarit (shiko vendimin në fund).
Mjekët pohojnë se në vdekshmërinë e ulët nga Covid-19 ka ndikuar pozitivisht dhe izolimi i shpejtë në javën e dytë të marsit, me shfaqjen e rasteve të para të të infektuarve në vend.
Teksa me heqjen e masave kufizuese, Europa është duke parë një rënie drastike të numrit të vdekjeve, në Shqipëri po shënohet një rritje e tyre me ritme edhe më të larta se gjatë kulmit të pandemisë. Përgjatë në muaji që nga hapja numri i vdekjeve shkoi në 48 nga 31 që ishin gjatë dy muajve të pandemisë, nga Covid-19./abcnews.al