Atalanta padiskutim është skuadra më e bukur e Serie A këtë sezon. Gasperini ka ndërtuar një ekip me uri për të fituar dhe për të zhvilluar futboll të bukur.
Bluzinjtë luajtën sot në shtëpi përballë Lazios dhe shumë shpejt, e panë veten në disavantazh të dyfishtë. De Roon shënoi autogol në minutën e pestë, ndërsa Milinkovic-Savic dyfishoi në minutën e 11-të.
Atalanta megjithatë, përmbysi gjithçka. Gosens në të 38-ën, Malinovsky me supergol në të 66-ën dhe Palomino në të 80-ën, i dhanë triumfin djemve të Gasperinit. Kjo fitore e Atalantas, është një “asist” dhe për Juventusin, pasi distanca tani është në katër pikë./abcnews.al