Bashkëkryetari i tryezës së Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore u shpreh se për kërkesat e opozitës është gjetur dakordësi dhe se puna për amendimet e Kodit Zgjedhor ka përfunduar.
“Plotësuam kërkesat e opozitës, për ato garanci që kanë ekzistuar te ligji aktual, pavarësisht se disa nga standardet e ODHIR kërkonin ndryshime. Për ne është më e rëndësishme që ligji zgjedhor të reflektojë shqetësimet, frikërat apo edhe të kaluarën e afërt të opozitës në mënyrë që të hyjmë në zgjedhje me një ligj të gjithë pranuar.
Mbrojtja e të dhënave vlen njësoj si për shtetasit që jetojnë këtu edhe për ata jashtë vendit. Duke bërë një regjistër me integritet ne kemi mundësi të kemi integritet të kësaj vote. Më pas procedurat mund t’i bëjë shumë mirë KQZ. Marrëveshjen e kemi arritur dhe të gjitha këto kanë vlerë për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Gjiknuri.