Janë mbyllur takimet e luajtura sot në Premier League. Manchester United mori një fitore të pastër 3-0 kundër Sheffield, me të tre golat që u shënuan nga sulmuesi francez, Antony Martial.
Kjo tripletë, është e para e shënuar nga një lojtar i “Djajve të Kuq” në Premier League që nga vitit 2013, kur Van Persie shënonte tre gola në një ndeshje. Raul Jimenez si gjithmonë vendimtar për Wolves, me gjigantin meksikan që i dha fitoren “Ujqërve” kundër Bournemouth.
Everton fitoi një transfertë të vështirë përballë Norëich dhe “Kanarinat”, e kanë prerë biletën për në Championship. Për djemtë e Ancelottit, vendosi mbrojtësi Keane. Ndërsa Newcastle dhe Aston Villa, u ndanë në barazim 1-1./abcnews.al