Në takimin mes Teutës dhe Vllaznisë, menjëherë pati një episod. Që në minutën e 8-të të sfidës, Rubin Hebaj fiton një penallti për “Djemtë e Detit”, duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të kalojë në avantazh.
Talenti i Teutës, Sherif Kallaku, merr përsipër ekzekutimin e këtij 11-metërshi dhe vendos të gjuajë në të majtë të portierit Sherri. Gardiani e Vllaznisë e kupton gjuajtjen e numrit 10 dhe fluturon në të majtë, duke e ndalur sferën të shkojë drejt rrjetës dhe duke mbajtur rezultatin të barabartë 0-0./abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, çerekfinale
Teuta – Vllaznia 0-0 (2-2)