Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova është karantinuar në shtëpi, pasi njëri prej punonjësve të Presidencës pati kontakt me një person të infektuar me Covid-19.
Mediat vendase raportojnë se presidentja ka anuluar axhendën dhe do të qëndrojnë e izoluar në shtëpi deri në 26 qershor.
Më herët gjatë ditës së sotme, Caputova është takuar me homologun e saj austriak Alexander Van der Bellen në vendlindjen e saj në Pezinok.
Kujtojmë se Sllovakia është një ndër vendet e para në Evropë që mbylli kufijtë dhe Propozoi
vendosjen e detyrueshme të maskave edhe para se të raportoheshin rastet e para. Anëtarja e BE-së dhe NATO-s, e cila ka një popullsi prej 5.5 milionë, deri më tani ka regjistruar vetëm 1,589 raste pozitive. /abcnews.al