E josh Liverpooli, yll i Bayern Munich refuzon rinovimin e kontratës

schedule09:32 - 24 Qershor, 2020

schedule 09:32 - 24 Qershor, 2020

Zhvillime te Bayern Munich. Lucas Hernandez, mbrojtësi i blerë për 80 milion euro tek Atletico Madrid, ende nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij më të mira. Kjo edhe për shkak të dëmtimeve që ka pasur. Në këto kushte edhe mediat kanë shkruar shumë, duke e vënë në diskutim qëndrimin e tij.

Gjithsesi te Bayern nuk kanë ndërmend të gabojnë dhe ta largojnë. Drejtuesit besojnë te francezi dhe presin të kthehet në një nga pikat më të forta të bavarezëve në vazhdim. Por nëse Hernandez do të qëndrojë, një tjetër do largohet dhe ai është Thiago Alvantara, mesfushori 29-vjeçar.

BILD raporton se spanjolli kishte një takim më 4 maj me drejtuesit e klubit bavarez. Gjatë bisedimeve u diskutua për shumë pika të kontratës së re dhe u ra dakord për to. Gjithsesi, Thiago mendon që të provojë një eksperiencë të re.

Kontrata e tij i përfundon verën e ardhshme dhe Bayern Munich do të jetë i detyruar ta shesë, nëse ai nuk pranon të rinovojë marrëveshjes. Sa duket, mesfushori joshet nga një aventurë në Premier League, ku përflitet se trajneri Jurgen Klopp e do atë te Liverpooli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!