Gjykata e Kukësit ka lënë në burg dy vëllezërit e akuzuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.
Dy vëllezërit me iniciale Xh. H dhe M.H, përkatësisht 31 dhe 24 vjeç nga fshati Lojme i Kukësit, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me vajzën nga Klina e Kosovës e larguar nga shtëpia të premten e 19 qershorit.
LEXO EDHE: Rezultonte prej ditësh e humbur, si abuzuan dy vellezërit kuksianë me 20-vjeçaren kosovare
Burime për Abc News bëjnë me dije se gjatë seancën gjyqësore vëllezërit kuksiane nuk kanë folur.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ku të rinjtë kanë abuzuar me 20 vjeçaren e cila është me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara. /abcnews.al