“Dorezat përhapëse të Covid-19”, mjeku i njohur thirrje Manastirliut dhe Komitetit Teknik

schedule21:04 - 23 Qershor, 2020

schedule 21:04 - 23 Qershor, 2020

Kirurgu i njohur dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, përmes një statusi në rrjetet sociale i bën apel Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, të marrin masa dhe të urdhërojnë mospërdorimin  e dorezave në banka, bare e shërbime të tjera publike.

Sipas mjekut Beqiri, përdorimi i tyre është i dëmshëm, dhe përhap infeksionin e Covid-19, dhe sëmundje të tjera infektive.

LEXO edhe: 7 pyetje dhe përgjigje: Mjeku i njohur shpjegon dilemat e qytetarëve mbi koronavirusin

“Në shumë bare dhe shërbim publik, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza. I bëj thirrje Ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Task Forcës që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin  e tyre në këto shërbime. Dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit Covid dhe të shumë infeksioneve të tjera”, shkruan ish-ministri.

/abcnews.al