“Jo gjithçka shkon mirë”, Rama në Konferencën e Sigurisë: Raporti me Covidin e konflikti në Ukrainë

schedule15:10 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:10 - 23 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje vendeve anëtare të OSBE të kontribuojnë për të siguruar themelet e sigurisë, duke deklaruar se ato po goditen për shkak të mungesës së besimit që ka ardhur nga krisja e dialogut.

Në fjalimin e mbajtur në konferencën e sigurisë 2020, në cilësinë e presidentit të OSBE, Rama tha se sheh një mungesë vullneti për të reflektuar mbi situatën e sigurisë.

Rama u ndal në konfliktin që vazhdon në Ukrainë, duke deklaruar se palët duhet të bëjnë një armëpushim, për t’i dhënë fund viktimave nga kjo përplasje, ndërsa u ndal edhe te raportin me pandeminë e Covid-19.

“Kjo arritje nuk duhet të na ushqeje shpresë të rreme. Këto janë themelet e sistemit ndërkombëtar prej të cilit varemi. Këto themele goditen për shkak të mungesës së besimit që mungon për shkak të të çarave të dialogut dhe shpërfilljes së parimeve tona. Nuk mund të shpresojmë dhe jo më të presim që të nxitet një Europë më stabël. Jam shumë i qartë që kemi nebvojë për ndryshim tani.

Shoh një mungesë vullneti për të reflektuar , mbi situatën e sigurisë. Për fat të keq po vijon një kulturë kritike. Kjo mund të sigurojë llogaridhënie por nuk nuk duhet t’i kushtojmë shumë kohë konceptimit të aksioneve që duhet të ndreqin situatën. Duhet të bëjmë përpjekje sa më të mirëfillta. Le të përballemi hapur me njëri tjetrin se si mund të përmirësojmë gjërat. Si mund të ndërtojmë më shumë stabilitet për të shikuar gjërat përmes dialogut.

Raporti me covidin: Kriza na ka goditur të gjithëve. Na ka kujtuar dobësitë tona pavarësisht situatave, kapaciteteve tona të fuqisë. Ne duhet të reflektojmë për efektet e sigurisë.

Konflikti që vijon të marrë jetë, po përkeqëson vështirësitë e popullsisë civile. I bej jehonë kombeve për një armëpushim global. Duhet të veprojmë në frymën e stabilitetit. Duhet të rigjallërohen diskutime thelbësore trepalësh të kontaktit. Palët të marrin përgjegjësitë e tyre. Na duhet t’i japim fund viktimave civile

Puna e misionit është e penguar. Unë shpresoj të shoh përparim të mëtejshëm në Ukrainë. Ky nuk është i vetmo konflikt në rajonin tonë. Kryesia kërkon të shohë progres.  Menaxhimi dhe nxitja e konflikteve na kërkon të mos humbasim nga sytë pasojat e tij. OSBE do të vijojë t’i kushtojë vëmendje grave dhe vajzave.

Kërcënimet transnacionale. Kjo ka marrë më shumë jetë se konfliktet. Kryesia jonë e ka vendosur në krye të agjendës në këtë konferencë. Kërcënimi nuk është zbehur. Është koha për të ecur përpara që OSBE të ruajë paqen.  

Krimi i organizuar është një tjetër fushë. OSBE ka një bilanc për t’u krenuar për masat e sigurisë. Këto angazhime kanë nevojë të mbrohen”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!